Mickoski: Kërkoj shkarkimin e Ljupço Kocevskit, ai nuk e kryen mirë punën e tij





Kryeministri Hristijan Mickoski, në “Top Tema” në TV Telma, u ndal te puna e prokurorit publik Ljupço Kocevski, duke theksuar se as ai personalisht, as opinioni nuk janë të kënaqur me punën e tij dhe se një rrjedhë logjike e ngjarjeve do të ishte shkarkimi i tij.

“Kur bisedojmë dhe kur ju them se nuk jam i kënaqur personalisht unë, por as opinioni nga puna e prokurorit publik, atëherë rrjedha logjike e ngjarjeve pas një deklarate të tillë të shprehur publikisht është shkarkimi i tij, shumë e qartë”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi gjithashtu se qytetarët në mënyrë aklamative, mendojnë se Kocevski nuk e kryen punën e tij mjaft mirë, ndërsa buxheti që ata marrin është më i lartë sesa ai i 75% të vendeve të BE-së.

“Pjesa më e madhe e qytetarëve, një pjesë e madhe, do të thosha në mënyrë aklamative mendojnë se ai nuk po e kryen punën e tij mjaft mirë dhe nëse është çmimi politik ta paguaj dhe të jem sërish pjesë e një raporti në të cilin do të kritikohem, ndërkohë që buxheti që ata marrin është qartësisht më i lartë sesa ai i 75% të vendeve anëtare të BE-së, kolegëve të tyre, atëherë mendoj se dikush duhet ta vërë gishtin në kokë dhe të mendojë se çfarë po bën”, shtoi Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo