Siç raporton TetovaSot, më 17.11.2025, rreth orës 13:50, në SPB Tetovë është paraqitur një grua 57-vjeçare nga Shkupi. Ajo ka deklaruar se, pas një grindjeje të shkurtër në shtëpinë familjare të dajës së tyre në Tetovë, ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, E.N.
Sipas të dhënave të TetovaSot, organet kompetente kanë nisur procedurat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.