Tetovë: 25 të mitur kapen duke konsumuar alkool në një lokal, priten kallëzime ndaj pronarit





Më datë 15/16.11.2025, në periudhën nga ora 22:00 deri në 02:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kryen një kontroll aksional lidhur me shërbimin e alkoolit për persona të mitur.

Gjatë kontrollit, në një objekt hotelierik në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, u gjetën 25 të mitur, të cilët u testuan me alkotest dhe u konstatua se të gjithë 25 kishin konsumuar alkool.

Të miturit u dorëzuan tek prindërit e tyre, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzimet përkatëse ndaj personit juridik dhe personit përgjegjës, N.P. (30) nga Tetova.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo