Të nderuar adhurues të futbollit,
Të nderuar shqiptarë e të dashurit e mi tetovarë.
SHKËNDIJA nuk është thjeshtë një ekip futbolli. Ajo është fryma e Tetovës, rrahja e zemrës sonë, krenaria e çdo shqiptari që e ndjen gjakun të vlojë kur valon flamuri kuqezi. Ajo është ëndrra jonë kolektive, jehona e historisë sonë dhe dëshmia se pasioni ynë nuk shuhet kurrë!
Andaj sonte, në sfidën me Qarabagun, më shumë se kurrë e meriton mbështetjen tonë, për të vazhduar të shkruaj histori të re në Ligën e Kampionëve.
Ju bëj thirrje që të gjithë sonte të jemi në stadium, për ta mbështetur me ZEMËR, e për të dëshmuar vlera të larta sportive dhe europiane që i kanë shqiptarët dhe Tetova.
Tetovarët dhe shqiptarët, nuk mund të përdoren si “mish për top”, gjithmonë kur klane të caktuara politike, të dështuar në mbrojtjen e vlerave shqiptare, të shkaktojnë tensione dhe të na shfaqin si të pavlerë!
Zemra e çdo tetovari dhe çdo shqiptari që e ndjek ndeshjen sonte, nga stadium ose shtëpia, duhet të jetë me SHKËNDIJËN e vlerave sportive dhe e vlerave evropiane.
Urime e suksese SHKËNDIJA jonë!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kurti reagon: Koalicioni shqiptar në garë për mandat të tretë – Vuçiq pranoi humbjen, Daçiq po përballet me humbje të rëndë
- Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumit është të pasqyrojë në mënyrë transparente dhe reale shpenzimet e qytetarëve, e jo të paraqesë shifra më të ulëta
- Milatoviq e Spajiq i urojnë Studentët për fitoren, flasin për kapitull të ri mes Malit tê Zi e Serbisë
- Tjetër rast dhune në Gostivar: 55-vjeçari dyshohet se sulmoi partneren me mjet të mprehtë
- Kongresisti amerikan uron studentët pas zgjedhjeve në Serbi: Amerikanët u dërgojnë urime të përzemërta pas një fushate të vështirë
- Ivica Daçiq mbetet në fund të pusit: s’e kalon pragun me 2,9% të votave në Serbi
- Mbi 31 milionë euro në gjashtë muaj janë mbledhur nëpër pikëpagesat rrugore në Maqedoni !
- Çmime të reja të karburanteve nga mesnata
- “Slloba i vogël”, Ivica Daçiq mbetet jashtë parlamentit, Martens: Po largohet nga skena, shpresojmë përgjithmonë
- BOZHINOVSKA VENDOSI LULE DHE MORI PJESË NË AKADEMINË SOLEMNE ME RASTIN E 23 TETORIT