Kurti reagon: Koalicioni shqiptar në garë për mandat të tretë – Vuçiq pranoi humbjen, Daçiq po përballet me humbje të rëndë





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Koalicioni Shqiptar”, ka marrë në total 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, duke shtuar se këto vota përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve..

Ai ka thënë se dy mandate janë të projektuara, por gara është edhe për të tretin.

Kurti shkroi edhe për rënien e Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit.

“Arritje e jashtëzakonshme! Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve. Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur! Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar”.””

“Ndërkohë, Aleksandar Vučić ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Dačić po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%. Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim”, ka shkruar Kurti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo