Tjetër rast dhune në Gostivar: 55-vjeçari dyshohet se sulmoi partneren me mjet të mprehtë





Gostivar – Brenda pak orësh, policia në Gostivar ka ndërhyrë edhe në një tjetër rast të rëndë të dhunës në familje, raporton Tetovasot.

Më 25 tetor 2026, në orën 12:25, policia arrestoi A.S. (55) nga Gostivari, pas denoncimit të bashkëjetueses së tij 40-vjeçare.

Sipas denoncimit, pas një fjalosjeje të shkurtër, ai e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë dhe njëkohësisht e kishte kërcënuar.

Tetovasot mëson se i dyshuari është mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të përballet me kallëzim penal.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo