BOZHINOVSKA VENDOSI LULE DHE MORI PJESË NË AKADEMINË SOLEMNE ME RASTIN E 23 TETORIT





Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot vendosi lule të freskëta para Monumentit të Themeluesve të VMRO-së në Parkun e Grave në Shkup dhe mori pjesë në akademinë solemne në Teatrin Popullor të Maqedonisë, me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.
Me vendosjen e luleve u nderua trashëgimia historike dhe brezat që luftuan për liri, pavarësi dhe krijimin e një shteti të pavarur maqedonas.
„23 Tetori është kujtesë e guximit, vizionit dhe sakrificës së brezave që luftuan për liri dhe pavarësi. Trashëgimia e tyre historike na obligon që edhe sot të ndërtojmë një shtet me vizion të qartë për të ardhmen, me institucione që punojnë në interes të qytetarëve dhe me një shoqëri ku vlerësohen dija, përgjegjësia dhe përkushtimi”, theksoi ministrja Bozhinovska.
Shënimi i Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase është një mundësi për të kujtuar themelet historike të shtetësisë maqedonase dhe për të nderuar të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e idealit për një shtet të pavarur maqedonas.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo