Likova s’është thjesht vendi ku jetoj – është familja ime, është historia ime, është gjithçka për mua. Këtu linda, këtu u rrita, këtu i mora hapat e parë të shkollimit; këtu mësova se si duhet jetuar e kujdesur për familjen dhe shoqërinë; mësova ta ndaj kohën, sofrën, traditat bashkë me të tjerët; mësova t’i përulem Zotit për gjithë të mirat që na ka dhënë. Ju jeni arsyeja pse sërish – me bindje të plotë dhe dashuri të madhe – kandidoj për t’ju shërbyer si kryetar komune.
Në këtë rrugëtim, jam thellësisht mirënjohës ndaj të gjitha strukturave të Aleancës Kombëtare për Integrim, subjektit politik që i përkas që nga rinia, BDI-së, si dhe liderit, z. Ali Ahmeti – njeriut që më ka dhënë mbështetje të palëkundur dhe më ka inkurajuar që të vazhdoj misionin për të mirën e qytetarëve tanë.
Likova tashmë bën pjesë në komunat rurale të zhvilluara, e këtë e shihni edhe vetë ku shumë projekte u realizuan, e disa projekte tashmë janë pranuar dhe duhet të realizohen. Për t’u rrumbullakësuar, të patjetërsueshme janë edhe disa projekte të tjera, të cilat do të jenë pjesë e platformës sime për katër vitet e ardhshme. Siç kam dëshmuar me punën time deri më sot, këto projekte nuk do të mbeten vetëm në letër, por do të bëhen realitet. Për këtë jeni dëshmitarë ju vetë, sepse janë punë që duken me sy dhe preken nga gjithsecili.
Nuk mund të mos i falënderoj nga zemra banorët e Komunës sonë, të cilët përmes organizimeve të ndryshme kanë qenë pjesë e pandashme e shumë punëve tona të përbashkëta – pa të cilët, kjo pamje e Komunës së Likovës nuk do të ishte në këtë shkallë.
Përpara, me besim dhe me popullin BASHKË!
Gjithmonë i juaji,
Erkan Arifi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi dënon kërcënimet ndaj gazetarit Rami Mislimi: “Janë shprehje rrugaçërie”
- Çedomir Jovanoviq i kërkon falje shqiptarëve për deklaratën gjenocidale të ministres së Vuçiqit
- Ekipi mobil i Doganave parandaloi tentativë për kontrabandë të dy mijë copë preparate mjekësore
- Në vend të dënimit, ministri Demo Berisha arsyeton deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës
- Heshtja e MPB-së vetëm i shton dyshimet për paralajmërimet para protestës në Tetovë
- Fondi për Efiçiencë të Energjisë hyn në fazën përfundimtare – Bozhinovska dhe Dimovska koordinojnë hapat e fundit për vënien e tij në funksion
- Latas lirohet nga ndjekja penale, bie aktakuza për rastin “Total”
- Kur preket gazetari, sulmohet vetë liria
- LSDM: Për shkak të VMRO-së, vendi humb miliarda euro
- Gruaja e mashtroi, burri e vrau – Çifti i dyshuar për vrasjen e para dy viteve