Trump ‘kërcënon’ Rusinë me sanksione të ashpra: Do të jenë dërrmuese

Së fundmi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

Këtë duket se e ka mbështetur edhe presidenti amerikan Donald Trump, shkruan skynews.

Ai tha se do të ishte i gatshëm për sanksione më të ashpra për të bërë presion ndaj Vladimir Putin.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë – kjo do të jetë dërrmuese për Rusinë”, tha Trump.

Ndryshe, Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë.

Nëse shkëmbimi kryhet, do të ishte shkëmbimi më i madh i të burgosurve në më shumë se tre vjet që kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë në shkurt 2022.