Papa i ri hapi një llogari në Instagram: Brenda 24 orësh, ai ka gati 12 milionë ndjekës

Llogaria zyrtare në Instagram e Papa të ri Leo XIII ka mbledhur pothuajse 12 milionë ndjekës brenda 24 orësh. Aktualisht, në profil janë publikuar vetëm disa foto, kryesisht nga Sheshi i Shën Pjetrit, të shkrepura gjatë shpalljes së papës së ri.

“Paqe për të gjithë ju! Ky është përshëndetja e parë nga Krishti i Ngjallur, Bariu i Mirë. Do të doja që kjo përshëndetje paqeje të jehojë në zemrat tuaja, në familjet tuaja dhe midis të gjithë njerëzve, kudo që të jeni, në çdo komb dhe në të gjithë botën”, thuhej në deklaratën e përkthyer në disa gjuhë .