Ndryshimi i motit/ Nis depërtimi i valës së ftohtë nga Sibiri – Bora zbardh Maqedoninë në pranverë

Në vendin tonë nisi depërtimi i valës së ftohtë drejtpërdrejtë nga Sibiri, që ka kushtëzuar formimin e ciklonit sekundar të dëborës dhe ndryshim drastik të motit me rënien e temperaturave nga 10 deri 15 gradë krahasuar me ditën paraprake.

Orët në vijim, sipas MeteoAlarm, reshjet do të zgjerohen gjithandej vendit dhe do të jenë reshje dëbore fillimisht në viset malore kurse gjatë natës edhe në mjediset urbane.

Nëpër rrjetet sociale tashmë publikohen pamje të situatës me reshjet e borës në disa rajone të vendit.

Autoritetet kanë dhënë paralajmërime që për shkak të reshjeve të mos qëndrohet afër shtretërve të lumejve kurse vozitësve u rekomandohet vozitje të kujdesshme në rrugët malore.