ZNAM: Nuk do shkëmbejmë resorë me VMRO, do kemi kandidatin tonë në Kumanovë

Nga Lëvizja ZNAM kanë mohuar se ka negociata për shkëmbim të posteve ministrore me partnerin e koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE. Nga ZNAM thonë se në Kumanovë do të garojnë me kandidatin e tyre dhe se nuk do të mbështesin kandidat të ndonjë partie tjetër.

“Shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka negociata për shkëmbim resorësh me partnerin tonë të koalicionit VMRO-DPMNE. Sa i përket Kumanovës, Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë do të ketë kandidatin e vet për kryetar komune. Trupat e dhe organet partiake në Kumanovë do të vendosin se kush do ta ketë nderin të marrë pjesë në garën për atë vend”, thonë nga ZNAM.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo