“Qytetarët po bëjnë përgtitjet e fundit për festën e Fitër Bajramit, tregu i Bit Pazarit është i mbushur me blerës, pavarësisht çmimeve të larta dhe të ardhurave të ulëta. Qytetarët thonë se do ta festojnë Bajramin me mundësitë që i kanë”.
Qytetarët që i hasëm në tregun e Bit Pazarit thonë se zakonisht kur ka festa në vend, shitësit rrisin çmimet e produkteve ushqimore në vend se ta bëjnë të kundërtë që tua lehtësojnë jetën sadopak.
“Shumë të larta janë çmimet,diku diku po, po mundohemi arrat e diçka kemi blerë për bajram”, shprehet qytetari.
“Të larta janë shumë çmimet por nuk na pyet kush jo,po dicka jemi përgaditur, krejt janë të larta nuk komentohet për një artikull por të gjitha janë të larta, rrogat janë të ulëta”, theksoi qytetari.
“Disa çmime janë të larta disa jo,po ka rritje para festës ,domatet janë më shtrejtë ka edhe sendje tjera shtrejt por mementalisht domatet ma shtrejt janë”, shprehet qytetari.
“Krejt shtrejt për bajram”, theksoi qytetari.
Shitësit nga ana tjetër thonë se në prag të festës së Bajramit frekuentimi i qytetarëve në treg është më i madh.
“Festa e bajramit është festa më e madhe për ne shqiptarët dhe ua uroj shqiptarëve ngado që janë. Këtë muaj të ramazanit kemi pasur punë”, u shpreh shitësi.
“Tash për shkak të festës së Bajramit qytetarët blejnë më shumë në treg ,çmimet i kemi disa të përshtatshme por edhe të larta janë. Çmimet varen prej importit jo nga ne shitësit”, theksoi shitësi.
Qytetarët thonë se pavarësisht masave të qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, nuk mund të përballojnë ato dhe standardin e lartë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aggeler vizitoi vendin e ndërtimit të pjesës të Korridorit 8 Tetovë-Gostivar
- Aggeler: Uashingtoni mbetet i përkushtuar në mbështetjen e RMV-së drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian
- QMK: Një zjarr aktiv, katër nën kontroll dhe tre janë shuar plotësisht
- Shpërthen zjarr në Cerovë, ekipet në terren! Shtëpitë janë të sigurta, nesër pritet ndërhyrje me mjete ajrore
- Çka po paralajmëron Gucati: Në VV ka dëshmitarë në Gjykatën Speciale, Donika Gërvalla, por do të dalin edhe tjerë?
- Dezinfektimi ajror kundër larvave të mushkonjave do të fillojë nesër herët në mëngjes në Shkup
- Bajram Rexhepi: Mora pjesë në ekspozitën e profesor Izet Zeqirit, ku arti dhe shkenca bashkohen për të ruajtur identitetin tonë
- U arrestuan në Kroaci për spiunazh, zbulohen mesazhet mes serbes së Kosovës dhe pilotit kroat
- Pas 25 vitesh, sërish do të hapet shkolla e mesme policore
- Zëvendëskryeministri Arben Fetai: Makineria e BDI-së po më sulmon me profile të rreme, por karvani ynë ecën përpara