Bilal Kara reagon pas raportimeve për skandalin në Fondin Shëndetësor: “Nuk jam në paraburgim, nuk jam arratisur!”

Bilal Kara reagon pas raportimeve për skandalin në Fondin Shëndetësor: “Nuk jam në paraburgim, nuk jam arratisur!”

Pronari i rrjetit spitalor “Sante Plus”, Bilal Kara, ka reaguar publikisht pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me përfshirjen e tij në skandalin në Fondin e Sigurimit Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një deklarate, Kara ka hedhur poshtë atë që i quan informacione të pavërteta, duke mohuar se ndodhet në paraburgim apo se është arratisur.

“Së pari, nuk jam në paraburgim, nuk jam arratisur dhe as pacientët në spitalet e mia nuk janë dëmtuar ndonjëherë”, thuhet në reagimin e tij.

Kara u ka bërë thirrje publike portaleve që të verifikojnë informacionet para publikimit dhe të tregojnë, siç shprehet ai, profesionalizëm dhe respekt për ligjet, integritetin dhe dinjitetin njerëzor.

Ai gjithashtu ka mbrojtur imazhin e institucioneve të tij, duke e cilësuar “Sante Plus” si spitalin më të mirë okulistik në Ballkan, ndërsa ka theksuar se institucioni është i orientuar në shërbime gjinekologjike-obstetrike.

Në fund të reagimit, Bilal Kara paralajmëron se për atë që i quan publikime të pavërteta do të ndërmerren masa ligjore.

“Për të pavërtetat e publikuara do të ndërmerren patjetër masa ligjore”, përfundon reagimi i tij./TS/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo