BDI, pas 22 vitesh pushtet dhe shkatërrimi të sistemit të drejtësisë, sot përpiqet të luajë rolin e viktimës, duke kërkuar hetim vetëm për tragjedinë në Koçan.
Por qytetarët nuk harrojnë: Kush e krijoi këtë sistem të kalbur? Kush i mbronte kriminelët? Kush i shndërroi gjykatat dhe prokurorinë në zyra private të partisë?
VLEN nuk do të lejojë që e vërteta të manipulohet! Kërkojmë komision hetimor për të gjitha tragjeditë e viteve të fundit – nga Llaskarca, spitali modular, Besa Trans, e deri te Koçani. Nuk do të lejojmë që BDI të vendosë se cilat viktima meritojnë drejtësi dhe cilat duhet të harrohen!
Mjaft më me manipulime! Qytetarët e dinë kush e krijoi këtë sistem të korruptuar dhe kush e ka mbuluar padrejtësinë për vite me radhë. VLEN do të vazhdojë të luftojë për drejtësi të vërtetë, jo për farsat politike të një partie që tashmë i përket të shkuarës!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sulme ndaj fëmijëve në Tetovë, prindërit të shqetësuar për sigurinë, policia konfirmon 12 incidente
- Vrasja e Arlinda Zekajt bëhet sebep për t’i raportuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë – a do të merren masa
- Burgu nuk e ndal dijen: I dënuari në Ohër përfundon me sukses shkollën e mesme
- PSRK konfirmon se Përparim Rama u intervistua si i pandehur për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”
- Bilal Kara reagon pas raportimeve për skandalin në Fondin Shëndetësor: “Nuk jam në paraburgim, nuk jam arratisur!”
- Rama paralajmëron “bllokimin” e rrjeteve sociale për të miturit: Në diskutim kufizimi deri në 16 apo 18 vjeç!
- Skandali me Fondin Shëndetësor, reagon Geriana Arapi nga “Sante Plus”: Nuk jam arrestuar
- Jotova nuk tërhiqet asnjë centimetër për Maqedoninë, e akuzon Petkovin për tradhti – ai paralajmëron padi
- Presidenti Begaj dekreton datën, zgjedhjet vendore do të zhvillohen në 9 maj 2027
- Polemika për konviktin “Stiv Naumov”: Janevska mohon akuzat për mure që shemben dhe çati që pikojnë!