Kryesia e LSM-së do të vendosë për hapat e mëtejshëm që do t’i ndërmarrë për pagën minimale

Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë sot duhet të prononcohet për hapat e radhës që do t’i ndërmerr në lidhje me pagën minimale pasi të martën Qeveria e miratoi informacionin se paga minimale do të rritet për 1.800 denarë në neto në përputhje me kriteret e përcaktuara me ligj. Pritet që seancë ta mbajë Kryesia e sindikatës në të cilën do të bisedohet për hapat e mëtejshme.

Sipas LSM-së, vendimi i Qeverisë nuk është ligjor sepse sipas nenit 4 paragrafi 5 të Ligjit për pagën minimale, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, pas një mendimi paraprak nga Këshilli Ekonomiko- social, shpall masën e pagës minimale në masën bruto. Siç theksojnë nga sindikata, kjo nuk është respektuar, gjegjësisht nuk është mbajtur seancë e LSM-së.

Këshilli Ekonomiko-social pritej të mbajë seancë gjatë këtij muaj, por paraprakisht duhet të mblidhet Komisioni për përfaqësim për të përcaktuar përfaqësimin e LSM-së i cili skadon vitin e kaluar. Deri tani një seancë e tillë e Komisionit për përfaqësim nuk është mbajtur dhe pritet të ndodhë sot. Në Komision marrin pjesë përfaqësues nga tre partnerët social.

Nga Sindikata theksojnë se kjo është hera e parë që nga viti 2012 që një vendim për pagën minimale merret pa u konsultuar me të gjithë partnerët socialë në këshillin trepalësh.

“Për herë të parë Qeveria vetë mori një vendim të tillë që kur paga minimale u vendos në vitin 2012 dhe u vendos pa punëtorët. Kemi pasur një slogan para disa vitesh më 1 maj që nuk duhet të merren vendime pa punëtorët, ndërsa Qeveria, për fat të keq, në seancë ka miratuar pagën minimale prej 1.800 denarë pa e konsultuar në Këshillin Ekonomiko-social, pa vendosur punëtorët, punëdhënësit dhe Qeveria. Absolutisht jemi të pakënaqur me këtë vendim të Qeverisë. Ju i dini kërkesat tona dhe ne nuk u shmangemi atyre”, deklaroi ditë më parë kryetari i Sindikatës, Tërpe Deanoski të mërkurën.