Një fëmijë ka vdekur dhe një tjetër është lënduar pasi një veturë është futur në një fushë sportive në Cumbria.
Policia u thirr pasi një BMË përplasi dy fëmijë në një fushë në Klubin e Futbollit të Rugby Union Kendal në Shap Road, në Kendal.
Si pasojë e këtij aksidenti, një fëmijë vdiq ndërsa i dyti po trajtohet në spital.
Një burrë rreth të 40-ave është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm.
Policia ka thënë se incidenti nuk besohet të jetë i lidhur me terrorizmin, transmeton Klankosova.tv.