VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë





Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë ka shënuar sot 25-vjetorin e themelimit, ndërsa në këtë ceremoni ka rënë në sy mungesa e krerëve dhe funksionarëve qeveritar të VLEN-it, shkruan portali Zyrtare.

Burime brenda VLEN-it bëjnë të ditur se kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë qenë të ftuar në ceremoninë e jubileut, ku ishte paraparë edhe shpallja e Abdylmenaf Bexhetit për doktor honoris causa, por që të dy kanë refuzuar të marrin pjesë.

Sipas këtyre burimeve, VLEN ka bojkotuar ceremoninë për shkak të afërsisë së menaxhmentit të universitetit me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), veçanërisht të rektorit të deridjeshëm, Abdylmenaf Bexhetit, i cili në vazhdimësi është parë si i afërt me këtë parti.

Jo më larg se para disa ditësh, Bexheti është fotografuar në një aktivitet në afërsi të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

UEJL, ndërkohë, nuk ka qenë rrallë në fokus të mediave dhe opinionit publik. Edhe zgjedhja e rektorit të ri, Sadudin Ibraimi, ishte përcjellë me diskutime dhe pikëpyetje në opinion, lidhur me dyshimet për konflikt interesi dhe përmbushjen e kritereve të konkursit./ZYRTARE.net/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo