Donald Trump njofton se do të presë të Premten në Shtëpinë e Bardhë Volodymyr Zelenskyn. Synimi kryesor i vizitës është nënshkrimi i marrëveshjes për furnizimin e Shteteve të Bashkuara me minerale të rralla, si kompensim për mbështetjen 500 miliardë dollarëshe që Uashingtoni i dha Ukrainës gjatë administratës Bajden për të përballuar luftën me Rusinë.
Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se Zelensky synon të fitojë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara në negociatat e paqes që Uashingtoni ka nisur me Moskën për fundin e luftës në Ukrainë, ku Kievi tashmë ka humbur mbështetjen e pakufizuar që kishte gjatë administratës Biden. Në këmbim, ashtu siç e pohoi edhe në takimin e të hënës me presidentin francez Emmanuel Macron, Trump tha se do të mbështesë dërgimin e trupave paqeruajtëse europiane në territorin ukrainas, një propozim që sipas tij duhet të pranohet nga të gjithë.
Macron zhvilloi këtë të Mërkurë një video-konferencë me krerët e Bashkimit Europian, ku i informoi për diskutimet me Trumpin. Deri më tani, Moska e kundërshton kategorikisht hyrjen e trupave të NATO-s në Ukrainë. Megjithatë presidenti rus Vladimir Putin është shprehur i hapur për diskutime.