Kreu i Departamentit Amerikan të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), Elon Musk, iu përgjigj një peticioni me mijëra nënshkrime nga kanadezët që kërkonin që t’i hiqej shtetësia kanadeze duke postuar në X se Kanadaja nuk është një “vend i vërtetë”.
Më parë, më shumë se 160,000 kanadezë nënshkruan një peticion në internet duke kërkuar që Musk, i cili është shtetas kanadez që nga viti 1989, t’i hiqet shtetësia për ndërhyrje në zgjedhjet kanadeze dhe veprim kundër interesave të vendit.
Një peticion për t’i hequr nënshtetësinë kanadeze Musk, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka shprehur vazhdimisht publikisht dëshirën e tij që Kanada të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, u nis në Dhomën e Komunave nga Qualia Reid nga British Columbia.
Peticionet, si ai i nisur për t’i hequr shtetësinë Musk-ut, kërkojnë 500 ose më shumë nënshkrime që të miratohen për t’u paraqitur në Dhomën e Komunave të Kanadasë dhe potencialisht të marrin një përgjigje zyrtare nga qeveria.
Musk, i cili ka lindur në Afrikën e Jugut dhe drejton kompani amerikane duke përfshirë Tesla, SpaceX dhe Platform X, ka nënshtetësi kanadeze përmes nënës së tij Maya Musk, dhe në administratën Trump ai drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.
Peticioni për t’i hequr nënshtetësinë Musk, i paraqitur më 20 shkurt, e akuzon atë, si aleat i Trump, “përfshirje në aktivitete që janë në kundërshtim me interesin kombëtar të Kanadasë”.