Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, duke i quajtur ato një “humbje”.
Për kujtim, exit poll-et treguan SPD-në në vendin e tretë, me 16-16.5 për qind të votave.
Duke folur para mbështetësve në Berlin, Scholz tha se ishte një moment “në të cilin ne duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet”.
Në zgjedhjet e kaluara, thotë ai, partia ka pasur një rezultat “më të mirë” për të cilin ai ka qenë “përgjegjës”, duke shtuar se ky rezultat “është më i keq, dhe unë jam përgjegjës edhe për këtë”.
Scholz uroi Friedrich Merz, kreun e Partisë Konservatore Demokristiane, për fitoren e tij.