Armëpushimi në Gaza, Egjipti dhe Katari krijojnë qendër komunikimi për të zgjidhur çështjet problematike

Egjipti dhe Katari ndërmjetës të negociatave midis Hamasit dhe Izraelit së bashku me Shtetet e Bashkuara, kanë krijuar një qendër komunikimi për të adresuar problemet që mund të lindin midis palëve gjatë armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar.

Vendimi vjen pasi fillimi i armëpushimit u vonua për shkak,të dështimin e Hamasit për të dorëzuar listën e pengjeve për t’u liruar. Për më tepër forcat izraelite vranë dy per sona në Rafah dje pavarësisht armëpushimit.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Doha, Bin Abdulrahman deklaroi se faza e parë e marrëveshjes do të zgjasë 42 ditë dhe do të përfshijë lirimin e 33 të burgosurve izraelitë në këmbim të një numri të pacaktuar të të burgosurve palestinezë.

Ai vuri në dukje se Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të siguruar zbatimin e marrëveshjes, me mekanizma të vendosur për të monitoruar zbatimin e saj dhe për të adresuar çdo shkelje të mundshme.

“Ne do vazhdojmë të punojmë me SHBA-në dhe Katarin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe do krijojmë një qëndër komunikimi për zgjidhjet e këtyre çështjeve” deklaroi Abdulrahm