Në forumin ekonomik të Davosit, presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen tha se blloku 27-vendesh do të përpiqet të angazhohet dhe të jetë i gatshëm të negociojë me administratën amerikane të Donald Trump.
“Ne do të jemi pragmatikë, por do të mbetemi gjithmonë besnikë ndaj parimeve tona”, tha von der Leyen në fjalën e saj hapëse në takimin e elitave globale në Zvicër.
Presidentja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen theksoi se blloku duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive edhe me Kinën, pavarësisht rritjes së tensioneve tregtare midis Pekinit dhe Brukselit.
“2025 shënon 50 vjet të marrëdhënieve diplomatike të Bashkimit tonë me Kinën. Unë e shoh atë si një mundësi për të angazhuar dhe thelluar marrëdhëniet tona me Kinën dhe, ku është e mundur, gjithashtu për të zgjeruar lidhjet tona tregtare dhe investimesh’’, theksoi Von der Leyen nga Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër.