Në një postim në Telegram, Hamasi sapo ka publikuar emrat e tre pengjeve femra të cilat thotë se do të lirohen së pari, si pjesë e armëpushimit me Izraelin.
Ato janë Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher.
Doron Steinbrecher, 31 vjeçe, një infermiere veterinare, e cila ishte në banesën e saj në Kibbutz Kfar Aza kur Hamasi sulmoi.
Emily Damari, 28 vjeçe, e cila ka shtetësi të dyfishtë britaniko-izraelite dhe u mor peng nga Kibbutz Kfar Aza.
Romi Gonen, 24 vjeçe, të cilës i zunë pritë teksa po përpiqej të arratisej nga Festivali Supernova
Qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar ende nëse i ka marrë emrat.
Ushtria izraelite tha më herët se armëpushimi i planifikuar nuk do të hyjë në fuqi derisa Hamasi të japë emrat e pengjeve që do të lirojë të dielën.