Ylli Barcelonës, Raphinha e ka përmendur lodhjen si një faktor për rënien e tyre nga forma gjatë dy muajve të fundit.
Blaugranasit kanë fituar vetëm një nga gjashtë takimet e tyre të fundit në La Liga, teksa kanë lëshuar epërsinë prej nëntë pikësh në tabelë.
Ata do të futen në derbin ndaj Atletico Madridit me pikë të barabarta, ani pse ‘Los Colchoneros’ kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Në një intervistë për ESPN, Raphinha ka shpjeguar arsyen pse ekipi i Barcelonës ka pasur rezultate të dobëta së fundmi.
“Varet nga ne, ne kemi qenë keq. Ne kemi rënë nga niveli ynë, ndoshta kemi pasur mungesë të vëmendjes gjatë disa momenteve dhe kjo na ka kushtuar”.
“Dhe lodhja po ashtu. Nëse do t’iu thosha se nuk kemi qenë të lodhur në disa ndeshje të caktuara kur kemi lëshuar pikë, do të gënjeja”, ka thënë Raphinha.
“Kështu lodhja mendoj se është faktori më i madh, por ne gjithashtu kemi rënë nga niveli ynë”.
“Çfarë mendoj unë është që ne duhet t’i qasemi çdo ndeshje, çdo skuadre, sikur të ishte skuadra më e fuqishme në botë”.
“Nëse e bëjmë këtë, mendoj se do të jemi më të fokusuar, do të mbrohemi së bashku do të sulmonim së bashku dhe do të ishim më të fokusuar për të shënuar gola”, përfundoi ai.