Futboll: Kosova pritet të luajë miqësore me Hungarinë

Kombëtarja e Kosovës pritet që ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj një skuadre e cila është pjesë e “EURO 2024”.

Kundërshtari i “Dardanëve” do të jetë Hungaria.

Njoftimi u bë nga Federata e Futbollit e kësaj të fundit.

Përveç Kosovës, në fazën përgatitore Hungaria do të luajë edhe ndaj Turqisë që po ashtu është pjesë e kampionatit evropian, Irlandës dhe Maltës.

Ende nuk janë bërë të ditura datat se kur do të luhen këto ndeshje.

Sipas Federatës hungareze, ende nuk janë nënshkruar kontratat për këto lojë, pasi që kanë mbetur të sqarohen edhe disa detaje.

Por, në njoftim thuhet se sapo kjo të ndodhë, do të bëhet i ditur edhe orari i këtyre lojëve.