Nuk ka këndellje për Barcelonën. Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, katalonasit kanë pësuar edhe në kampionat.
Barcelona u mposht 3:5 në shtëpi ndaj Villarrealit në kuadër të javës së 22-të në La Liga.
Villarreali krijoi epërsi të dyfishtë me golat e Morenos në minutën e 41-të dhe Akhomach në të 54-tën.
Barcelona u kundërpërgjigj shpejt duke e përmbysur rezultatin nëpërmjet Gundogan, Pedrit dhe autogolit të Baillyt.
Mysafirët gjetën forcën të barazonin rezultatin në minutën e 84-të nëpërmjet Guedes, kurse krejt në minutën e nëntë shtesë shënuan edhe njëherë për 3:4 përmes Sorloth.
E Villarreali pati mundësi të shënonte edhe një gol tjetër në minutën e 12-të shtesë nëpërmjet Morales.
Me këtë fitore, Villarreal ngjitet në kuotën e 23 pikëve në vendin e 14-të.
Në anën tjetër, Barcelona mbetet e treta me 44 pikë, 10 më pak se lideri, Real Madridi.