Juventusi ndalet me barazim nga Empoli

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Empolit në shtëpi në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Ndeshja mori rrjedhë krejt tjetër për “Zonjën e Vjetër” në minutën e 18-të, kur Arkadiusz Milik u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Përkundër kësaj, Juventusi arriti të kalonte në epërsi në minutën e 50-të ku Dusan Vlahovic realizoi.

Megjithatë, mysafirët u kundërpërgjigjën me Baldanzi që shënoi gol në minutën e 70-të.

Përkundër barazimit, Juventusi është përkohësisht lider në renditjen tabelare me 53 pikë, dy më shumë se Interi që i ka dy ndeshje më pak të luajtura.