Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Las Palmas, në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit spanjoll.
Por, ishte një fitore shumë e vështirë për madrilenët, të cilët e panë veten në disavantazh në minutën e 53-të.
Ishte Javier Munoz që realizoi pas një kundërsulmi të vendasve.
Vinicius Junior barazoi shifrat në minutën e 65-të, pasi paraprakisht shpërdoroi disa raste të mira shënimi.
E në minutën e 84-të, Tchouameni shënoi me kokë për tri pikët e radhës të mysafirëve.
Me këtë fitore, Real Madridi del i pari në renditje me 54 pikë, dy më shumë se Girona dhe 10 më shumë se Barcelona.