Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka folur mbrëmë për mediet spanjolle për të ardhmen e trajnerit të tij, Xavi Hernandez.
“E ardhmja e Xavit varet nga bordi, ne nuk mund të intervenojmë.
Por më besoni, jemi shumë të lumtur me trajnerin. Na ka ndihmuar shumë dhe dëshirojmë që ai të qëndrojë.”, tha Araujo.
Për shkak të formës jo të mirë në kampionat dhe eliminimit nga Kupa e Spanjës, mediet spanjolle po vazhdojmë që të diskutojnë të ardhmen e Xavi Hernandez tek Barcelona.