Bayerni pëson humbje ndaj Werderit, mbetet edhe më prapa Leverkusenit

Bayern Munichi ka regjistruar humbjen e dytë të këtij sezoni në Bundesligë. Kjo humbje erdhi pas tri fitoreve rresht, me kampionin në fuqi që bëri tani një tjetër hap prapa në garën me Bayer Leverkusenin, për titull në Gjermani.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel u mposht në shtëpi sot nga Werder Bremeni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me fitoren minimale të Werderit – 0:1.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për skuadrën mysafire e shënoi Mitchell Weiser (59’).

Werder Bremeni pas kësaj fitore ka 20 pikë dhe tani ndodhet në pozitën e 12-të në tabelë.

Bayerni mbetet i dyti me 41 pikë, shtatë më pak se Bayer Leverkuseni.

Vlen të theksohet se “Bavarezët” kanë një ndeshje më pak.