Parisi me kërkesë speciale për Google Maps shkaku i Lojërave Olimpike

Së fundmi, autoritetet e transportit publik në Paris kanë kërkuar nga aplikacionet e navigimit si Google Maps, që të kufizojnë përdorimin e rrugëve gjatë Lojërave Olimpike 2024.

“Ne kemi kërkuar nga Google Maps dhe të tjerë që të transferojnë planet tona të transportit në mënyrë që pasagjeri të drejtohet për në rrugën që ne e kemi treguar”, tha kreu i transportit publik në Paris, Laurent Probs.

Gjithashtu, ai tha se përdoruesve të aplikacioneve mund t’u kërkohet të ndalojnë shërbimet e tyre nëse nuk e përmbushin kërkesën, pasi kjo kërkesë është pjesë e çështjes së sigurisë publike.

Ky pretendim “u zbut” gjatë ditës nga shtypi i vendit i cili ka njoftuar se “mbyllja e Maps nuk është në plan”.

Ndryshe, Franca pret deri në 600 mijë vizitorë vetëm për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Parisi nuk e ka ndërtuar Parkun Olimpik, mirëpo ka vendosur ta përdorë infrastrukturën ekzistuese në të gjithë qytetin, ku spektatorët do të mund të lëvizin me transport publik.

Lojërat Olimpike pritet të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht.