Mario Balotelli mund të rikthehet sërish në Serie A.
Salernitana raportohet se është në kontakt me sulmuesin, teksa po shqyrton një lëvizje në mes të sezonit për italianin, i cili është pjesë e Adana Demirsporit.
Balotelli u te klubi turk nga Sioni në verë dhe filloi mirë, duke shënuar tre gola në pesë paraqitjet e tij të para, por një operacion në gju e ka mbajtur atë jashtë fushës që nga mesi i nëntorit.
Ai pritet të kthehet në aksion në javët e ardhshme.
Siç raportohet nga “TuttoSalernitana”, drejtori gjeneral i klubit nga Serie A, Walter Sabatini, arriti të bindë pronarin Danilo Iervolino se 33-vjeçari mund të jetë një shtesë e dobishme për “Granata”, kështu që bisedimet tani janë duke vazhduar me lojtarin.
Edhe Balotelli besohet se është i interesuar për idenë për t’iu bashkuar skuadrës së Salernos për gjysmën e dytë të këtij sezoni, duke u përpjekur t’i ndihmojë ata të shmangin rënien në Serie B.