Interi shënon fitore bindëse ndaj Lazios dhe kalon në finale të Superkupës së Italisë

Interi i është bashkuar Napolit në finalen e Superkupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi sonte ndaj Lazios, në gjysmëfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në “KSU Stadium” në Riyadh të Arabisë Saudite, përfundoi me rezultatin 3:0.

Marcus Thuram (17′), Hakan Calhanoglu (49′ penallti) dhe Davide Frattesi (87′) shënuan golat e fitores për Interin.

Te “Nerazzurrët” u paraqit edhe Kristjan Asllani, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 81-të.

Te Lazio si zëvendësues u paraqit edhe Elseid Hysaj, që në ndeshje u inkuadrua në minutën e 89-të.

Finalja mes Napolit dhe Interit do të zhvillohet të hënën, në stadiumin “Al-Awwal Park”, me fillim prej orës 20:00.