Ronaldo jep shembull, e drejton gishtin kah rivali i tij: Haaland e meriton të jetë më i miri i vitit

Në Dubai u organizua sonte ceremonia e ndarjes së çmimeve nga “Globe Soccer Awards”.

Erling Haaland fitoi çmimin kryesor, “Futbollisti më i Mirë i Vitit”, për vitin 2023.

Një nga të nominuarit për këtë çmim ishte edhe Cristiano Ronaldo. Por, edhe ylli portugez ishte i pajtimit që sulmuesi i Manchester Cityt e meriton të shpallet si më i miri për vitin e kaluar.

Pak para se të zbulohej emri i fituesit, Ronaldo u pa duke e drejtuar gishtin kah norvegjezi, duke treguar se ai e meriton çmimin kryesor të mbrëmjes.

 

Pasi u tha emri i Haaland, sulmuesi i Al-Nassr nuk ngurroi të duartrokiste për të.