Trajneri i skuadrës së futbollit, Vllaznia nga Shkodrës, Qatip Osmani ka dhënë një intevistë për drejtuesin e portalit Open-TV, Reshat Ibraimi. Ky i fundit ka qenë Shkodër dhe ka shfrytëzuar rastin për një bisedë me trajnerin e njohur nga Tetova.
Ai mes tjerash ka folur edhe për dallimin mes futbollit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
“Skuadrat në Shqipëri janë më kualitative sesa në Maqedoni. Në Shqipëri futbollin e duan më shumë sesa në Maqedoni. Sigurisht se edhe mediat e popullarizojnë këtë sport. Edhe infrastruktura është shumë më e mirë se në Maqedoni. Shqipëira është një shembull se si duhet që edhe ne në Maqedoni, ta popullarizojmë dhe t’i sjellim njerëzit në fushat e futbollit”, ka thënë “Qato”.