Real Madridi e “shkel” Barcelonën në finale dhe fiton Superkupën e Spanjës

Real Madridi ka rrëmbyer trofeun e parë për këtë vit.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi me shumë lehtësi sonte në finalen e Superkupës së Spanjës, ndaj rivalit të përjetshëm, Barcelonës.

Ndeshja e zhvilluar në “KSU Stadium” në Riaydh të Arabisë Saudite përfundoi me rezultatin 4:1.

“Los Blancos” e filluan fuqishëm ndeshjen, duke e mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi.

Vinicius Junior shkëlqeu në këtë përballje, duke realizuar het-trik që në pjesën e parë. Sulmuesi brazilian shënoi dy herë brenda tre minutave (7’, 10’), si dhe një herë nga penalltia në minutën e 39-të.

Robert Lewandowski ishte autor i golit të nderit për Barçën, i shënuar në minutën e 33-të.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes braziliani tjetër i madrilenëve, Rodrygo, që shënoi në minutën e 64-t.

Vlen të përmendet se Barcelona mbeti me një futbollist më pak në minutën e 71-të, kur nga loja u përjashtua Ronald Araujo me kartonin e dytë të verdhë.

Për Real Madridin është kjo hera e 13-të që fiton trofeun e Superkupës së Spanjës.