Manchester United dhe Tottenham Hotspur kanë ndarë pikët në derbin e javës së 21-të në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 2:2.
“Djajtë e Kuq” ishin dy herë duke udhëhequr në këtë përballje, por që nuk ia dolën të ruanin epërsinë në të dy rastet.
Rasmus Hojlund (3’) kaloi fillimisht vendasit në epërsi, teksa Richarlison (19’) barazoi pastaj shifrat.
Man United ia doli të mbyllë pjesën e parë me epërsi, falë golit të Marcus Rashford (40’).
Por, Spurs ia dolën sërish të barazon rezultatin me të filluar pjesa e dytë përmes Rodrigo Bentancur (46’).
Manchester United pas këtij barazimi ka 32 pikë dhe tani renditet në pozitën e shtatë në tabelë.
Tottenhami mbetet i pesti me 40 pikë.