Dinamo Zagreb ka fituar ndeshjen miqësore ndaj ekipit slloven, Celje me rezultat 2:0.
Arbër Hoxha, përforcimi më i shtrenjtë këtë dimër, debutoi në njëmbëdhjetëshen e parë dhe fitoi një penallti.
Trajneri i Dinamos, Jakiroviç u shpreh i kënaqur me lojën e tij dhe i kënaqur me konkurrencën që kosovari i ka sjellë skuadrës.
“Jam i kënaqur, mund ta shihni që Arbëri është i emocionuar dhe shumë i gëzuar që është këtu me ne. Nuk kam aspak dyshim se do të na ndihmojë. Ai tashmë sot tregoi se mund të kalojë me lehtësi disa lojtarë dhe në fund fitoi një penallti. Nga ana tjetër, kemi Kanekon, i cili është shumë i mirë, janë Špikić dhe Vidović, kështu që kemi një konkurrencë shumë të bukur”, tha Jakirovic