Man City fiton në fund ndeshjen interesante ndaj Newcastle
Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2:3 në udhëtim ndaj Newcastle United në kuadër të javës së 21-të në Premierligë.
“Citizens” kaluan të parët në epërsi në minutën e 26-të kur Bernardo Silva shënoi një gol të bukur.
Por, vendasit arritën që shumë shpejt të përmbysnin rezultatin, duke shënuar dy herë brenda dy minutave (35’, 37’) nëpërmjet Isak dhe Gordon.
Me t’u inkuadruar në lojë, Kevin De Bruyne realizoi gol në rikthimin e tij për të barazuar në 2:2 në minutën e 74-të.
E lojtari tjetër i inkuadruar në lojë, Oscar Bobb shënoi në minutën e parë shtesë për fitoren e madhe të Cityt.
Me këtë fitore, Manchester City tani shkon në vendin e dytë me 43 pikë, dy më pak se Liverpooli.
Në anën tjetër, Newcastle United mbetet i 10-ti me 29 pikë të grumbulluara.