Nuk ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen Real Madrid-Atletico Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.
Rezultati pas 90 minutave ishte 3:3, në një ndeshje spektakolare.
Hermoso fillimisht kaloi Atleticon në epërsi në minutën e gjashtë, para se Rudiger dhe Mendy të përmbysnin rezultatin në minutën e 20, respektivisht 29-të.
Griezmann barazoi rezultatin në minutën e 37.
Në të 78-tën, Rudiger realizoi autogol, kurse Carvajal shënoi pas shtatë minutave për epilogun e 90 minutave.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh pas 30 minutave të vazhdimeve.
Në rast se nuk do të ketë fitues, penalltitë do të përcaktojnë finalistin e parë.