Darko Dodev është zyrtarisht përforcimi i parë i FC Shkupit në merkaton e dimrit. 25 vjeçari me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë deri në vitin 2026, teksa sot është prezantuar nga ana e klubit bardheblu. “Nuk do ti zhgënjej njerëzit që më dhanë shansin të luajë për Shkupin. Jam pritur në mënyrën më të mirë nga bashkëlojtarët, e që me disa prej tyre njihem mirë edhe nga më parë dhe më kanë thënë fjalë të mira për klubin. Sigurisht që një nga arsyet se pse zgjodha Shkupin, është fakti se çdo vit është kandidat për titull dhe shpresoj që këtë vit të shpallemi kampion, sigurisht me shumë punë dhe mund të ecim hap pas hapi”, ka thënë Dodev pasi firmosi kontratën me Shkupin. Kujtojmë se Dodev para transferimit në Çair ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka lujtur edhe me Bregallnicën, Sileksin, Tikveshin dhe Metallurgun.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Heshtja e MPB-së vetëm i shton dyshimet për paralajmërimet para protestës në Tetovë
- Fondi për Efiçiencë të Energjisë hyn në fazën përfundimtare – Bozhinovska dhe Dimovska koordinojnë hapat e fundit për vënien e tij në funksion
- Latas lirohet nga ndjekja penale, bie aktakuza për rastin “Total”
- Kur preket gazetari, sulmohet vetë liria
- LSDM: Për shkak të VMRO-së, vendi humb miliarda euro
- Gruaja e mashtroi, burri e vrau – Çifti i dyshuar për vrasjen e para dy viteve
- Janë privuar nga liria dy bashkëshortë nga Shkupi, është zbardhur vrasja e mjekut në Autokomandë
- Nikolloski: Rruga Tetovë–Prizren po ecën sipas planit, faza e financimit është e radhës
- Festivali “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë” bashkoi kulturat në zemër të Shkupit
- Ali Ahmeti: Ideologjitë e urrejtjes gjithmonë përfundojnë në bankën e historisë