Aleksandër Trumçi vjen te Shkëndija

Siç merr vesh Open-TV Aleksandër Trumçi do të jetë përforcimi i radhës i Shkëndijës së Tetovës. Ai vjen nga Bylisi i Superligës së Shqipërisë.

Trumçi mbulon repartin defensiv, e sidomos pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Ai është i lindur në Shkodër me 31 dhjetor të vitit 2000. Njoftim zyrtar nga klubi ende nuk ka, por pritet të ndodh shumë shpejtë.

Trumçi është edhe kapiten i Bylisit në sezonin e tij të tretë. Ai e ka ndihmuar këtë skuadër të ngjitet në Superioren e Shqipërisëë.

Ndryshe, Shkëndija nën urdhrat e trajnerit Jeton Beqiri ka nisur me përgatitjet dimërore për sezonin pranveror.