Leo Messi shkakton sensacion kudo që shkon. Edhe në Miami. Jo vetëm shokët dhe tifozët e tij janë të emocionuar që nga ardhja e yllit argjentinas, por edhe fqinjët e tij në “Fort Lauderdale”. Ky është shembulli i YouTuber-it, Patrick Bet-David, i cili ka përfituar qartë nga ardhja e tij në verën 2023.
Ai thotë se e bleu shtëpinë për 20 milionë dollarë (23 milionë euro) dhe pas ardhjes së Messit beson se tani vlen 45 milionë. “Në tregun aktual kam fituar tashmë 25 milionë dollarë kapital në shtëpinë time, – thotë ai për “VladTV” norvegjeze.
– Messi është zhvendosur në lagjen tonë dhe tani të gjithë duan të jetojnë këtu. Është një zonë e rrethuar si ishull, me vetëm një hyrje. Është një zonë shumë e sigurt dhe e mbrojtur. Tani që Messi është këtu, njerëzit vijnë me varka për ta parë kur hyn dhe del nga shtëpia”.