Në moshën 78 vjeçare ka vdekur Legjenda e futbollit Franz Beckenbauer.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e Beckenbauerit të hënën, të cilët kanë treguar se Beckenbauer vdiq të dielën.
Beckenbauer u bë kampion bote si futbollist në vitin 1974, ndërsa fitoi titullin e botës edhe si trajner me Gjermaninë në vitin 1990.
Në rrugëtimin e tij të futbollit, Beckenbauer kishte fituar katër tituj të Bundesligës me Bayernin, katër herë Kupën e Gjermanisë, tri herë Kupën e Evropës, një herë Kupën e Fituesve të Kupave.
Ai dy herë kishte fituar “Topin e Artë”, më 1972 dhe 1976.