Mund të thuhet se është një nga lëvijet e para të mëdha të kësja merkatoje janari. Qendërmbrojtësi i Tottenham, Eric Dier do të bashkohet sërish me ish-shokun e tij të skuadrë, Harry Kane, por kësaj radhe jo në Kombëtaren e “Tre Luanëve”, por te “Bavarezët” e Bayern Munich, me këta të fundit që e vlerësojnë jo pak 29-vjeçarin.
“Gjigantët” e futbollit gjerman janë prej kohësh në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe “shtatlarti” i Tottenham, duket se është i përzgjedhuri i “rekordmenëve”, të Bundesliga, me këta të fundit, që përfitojnë edhe nga fakti se teknikut, Ange Postecoglou nuk e konsideron Dier, si një lojtar kyç në formacionin e tij.
Mirëpo, ndryshe nga tekniku greko-australian, gjermani Thomas Tuchel beson te forca dhe eksperienca e tij dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, Dier ka gjetur akordin me drejtuesit e Bayern dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet kalimi i tij në Bundesliga.