Skuadra e Milanit ka arritur fitore në udhëtim te Empoli me rezultatin 0:3, në kuadër të xhiros së 19-të në Seria A.
Dy gola në pjesën e parë e një në të dytin ishin vendimtar për fitoren e milanezëve.
Zhvillohej minuta e 11-të kur Loftus-Cheek kaloi ekipin e tij në avantazh.
20 minuta më vonë, Olivier Giroud dyfishoi rezultatin, kur u tregua i saktë nga pika e bardh për 0:2.
Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, në skenë doli talenti Traore i cili gjeti golin e parë në Serie A me Milanin.
Kështu, me këtë fitore, Milani tash grumbullon 39 pikë për pozitën e tretë.
Vazhdon moszbatimi i ligji kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura