Qendra ndërkombëtare për Studime Sportive dhe Statistika (CIES), me seli në Zvicër, ka publikuar listën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë.
Kësaj liste i kryeson futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham, i cili vlerësohet me 267.5 milionë euro.
Vendin e dytë e zë ish-shoku i tij tek Borussia Dortmund dhe tash i Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili vlerësohet me 251.2 milionë euro.
Në listë i treti del të jetë një tjetër futbollist i Real Madridit, kësaj radhe nga Vinicius Junior, i cili vlen 250.3 milionë euro.
Këtu nuk përfundon lista nga futbollistët e Realit, tjetri është Rodrygo me 247.9 milionë euro ndërsa në top 5 është edhe sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka me 223 milionë euro.
Interesant është se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe nuk është në mesin e 20 lojtarëve më të shtrenjtë në botë.
Duke qenë se kontrata e tij skadon për gjashtë muaj, Mbappe vlerësohet në 106.2 milionë euro dhe mban vendin e 27-të.