Jeton Beqiri ka mbyllur zyrtarisht aventurën në Arabinë Saudite dhe është rikthyer në vendlindje, ndërsa mbetet çështje kohe konfirmimi i tij në stolin e Shkëndijën e Tetovës.
Beqiri pritet të marrë drejtimin e kuqezinjëve, duke zëvendësuar kështu Ardian Nuhiun e larguar pas gjashtë muajve nga Shkëndija. Mirëpo informacionet e fundit jo zyrtare janë se Jeton Beqiri te Shkëndija do të vijë së bashku me Artim Pollozhanin si ndihmës trajner. Ky i fundit aktualisht është ndihmës i Ilir Dajës te Ballkani i Kosovës me të cilët kanë pasur ecuri të mirë në Superligë, por edhe në Konferencë Ligë.
Pollozhani në të kaluarën ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës dhe madje ka qenë kapiten i ekipit, përderisa ardhja e tij si ndihmës mund të ndihmojë klubin tetovar dhe teknikun Beqiri.