Birminghami e shkarkon Rooneyn

Wayne Rooney nuk është më trajner i Birmingham Cityt.

Trajneri i ri angleze u shkarkua sot pas vetëm 83 ditësh në krye të ekipit anglez.

Legjenda angleze i humbi 9 nga 15 ndeshjet në krye të ekipit të Championshipit, ndërsa i pati edhe 2 fitore e 4 barazime.

Ai i grumbulloi veç 10 pikë nga 45 të mundshme duke ia mohuar Bigminghamit garën për t’u rikthyer në Premierligë.

Fatale për ish-futbollistin e Evertonit e Manchester Unitedit ishte humbja 0:3 nga Leedsi të hënën mbrëma.

Birminghami aktualisht gjendet në pozitën e 20-të në Championship me 28 pikë nga 26 ndeshje të zhvilluara.